Gazeta Si – Një 34-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, i dyshuar si autori i djegies së një automjeti dy ditë më parë në rrugën “Frang Bardhi”.
Policia tha se Danjel Bushka, rreth orës 23:50 të 3 shtatorit i ka vënë flakën makinës në pronësi të një gruaje 43-vjeçareje. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Siç shihet në videon e publikuar nga policia, autori krejt i pashqetësuar i vë flakën makinës dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


