Ka ndodhur

I dogjën makinën, pronari merr peng një nga autorët dhe e dhunon

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Elbasan, për djegien e qëllimshme të një automjeti, që përfundoi edhe me nje pengmarrje.

Sipas policisë, Ambri Sinakoli dhe Nazmi Liçi akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” pasi dogjën makinën e shtetasit Jorgo Zhidro. Ky i fundit ka marrë peng njërin nga autorët, duke e dhunuar dhe bërë për spital.

Zhidro, në bashkëpunim me dy të tjerë që janë shpallur në kërkim, morën me forcë dhe goditën me sende të forta Nazmi Liçin, njërin nga të dyshuarit që kishin djegur qëllimisht mjetin.

Policia bën me dije se shtetasi Nazmi Liçi është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezukut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë