Ka ndodhur

I dogjën makinën një gruaje te Unaza e Re, shpallen në kërkim dy maqedonas

Gazeta Si – Një ngjarje e dyshuar dhe e raportuar si aksidentale, ka rezultuar si e qëllimshme në lidhje me djegien e një makine në zonën e Unazës së Re më 4 janar të këtij viti në Tiranë.

Policia njofton se për djegien e makinës janë shpallur në kërkim 2 maqedonas, përkatësisht 37 dhe 27 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë djegur për motive të dobëta automjetin e shtetases me iniciale Xh.T.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire” u bë shpallja në kërkim e shtetasve F. T., 37 vjeç, dhe M. S., 27 vjeç, të dy banues në Maqedoninë e Veriut. Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 04.01.2024, në rrugën “Astrit Losha”, për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e shtetases Xh. T.”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë