Gazeta Si – Një automjet është djegur gjatë natës në Ishull Shëngjin të Lezhës, ku nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së pronarit, një biznesmen I zonës, Ndue Pjetrushi, 56 vjeç. Ai operon në fushën e tregtimit të naftës Kosovë-Shqipëri.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, nëse është aksidentale apo e qëllimshme.
Ndue Pjetrushi ka thënë pas ngjarjes se nuk ka konflikte me asnjë person.
Ai thotë se dëgjoi një zhurmë mbytëse rreth orës 4:00 të natës dhe pa se automjeti i tij tip Benz ishte shkrumbuar tërësisht.
Më pas njoftoi policinë dhe zjarrfikësen. Ai thotë se pret hetimet e policisë për të zbardhur këtë ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




