Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njëri prej personave të arrestuar është një shqiptar me banim në Irlandë, i cili i ka dhënë dokumentet e djalit të tij një 18-vjeçari që të kalonte në kufi
“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën irlandeze të djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, është vënë në pranga është vënë edhe një shtetas maroken me inicialet Y. L., 21 vjeç, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në një “Fast Food” në pronësi të shtetasit S. L., shumën 25.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




