25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha ndërroi jetë një ditë më parë, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë.
Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, E. F. duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.
Në informacionet paraprake, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e tij, ai nuk është gjetur.
Xhuana Nikollaj jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi. Ajo ishte martuar prej pak kohësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje