Ka ndodhur

I dënuari në burgun e Shënkollit mbërrin i pajetë në Spitalin e Lezhës

Gazeta Si - Një i burgosur 64-vjeçar në burgun e Shënkollit në Lezhë, ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit të qytetit.

I burgosuri kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet t’i ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Identiteti i viktimës nuk dihet ende. 

Viktima ka qenë pacient në spitalin e burgut të Shënkollit dhe me vendim gjykatë merrte mjekim të detyruar, pasi prej kohësh kishte probleme shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë