Ka ndodhur

I dënuar për vrasje në Itali, kapet pas 13 vjetësh shqiptari në Janinë

Një 48-vjeçar shqiptar, i dënuar për vrasje në Itali në vitin 2011 është arrestuar në Janinë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u vendos në pranga pasditen e djeshme në Janinë.

Ndaj tij autoritetet italiane kishin lëshuar një urdhër-arresti në vitin 2021, për veprat penale të vrasjes dhe lëndimit të rëndë.

Shqiptari rezulton i dënuar në shtetit fqinj me 22 vjet e 8 muaj burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë