Ka ndodhur

I dënuar për vrasje dhe i arratisur nga burgu, ekstradohet nga Belgjika 48-vjeçari

Një 48-vjeçar i dënuar në mungesë për vrasje, është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë. Ai është Pëllumb Muskaj, i dënuar nga Gjykata e Vlorës me 16 vjet burg për vrasje me dashje.

Më 15 janar 1993, ai ka vrarë me kallashnikov shokun e tij, G.H., në një lokal në Orikum të Vlorës. Pëllumb Muskaj dhe viktima debatuan fillimisht, pasi i ndjeri akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të përbashkët me iniciale S.M.

Viktima G.M., refuzoi që t’ja jepte paratë dhe pas kësaj, Pëllumb Muskaj e qëlloi me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen.

Pëllumb Muskaj u arrestuar më 19 janar 1993, por në vitin 1997 u arratis nga burgu i Lushnjës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë