Gazeta Si – Një apartament dhe 2 makina, i ka sekuestruar policia një 34-vjeçari të dënuar për trafik të qenieve njerëzore,
Bëhet fjalë për Ismail Gjinecin, i cili sipas hetimeve, ka rezultuar se këto pasuri me vlerë 228 mijë euro i kishte regjistruar në emër të babait.
Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës vendosi sekuestro preventive mbi to, ndërsa policia ekzekutoi sot masën e togave të zeza.
Prokuroria nga ana tjetër po vijon punën për të zbuluar asete të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nga 34-vjeçari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.