Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, janë arrestuar këtë të enjte nga Policia e Shtetit për t’u ekstraduar më pas në Itali.
Në Durrës u arrestua 42-vjeçari Julian Mandija, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ai do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”
Ndërsa Policia e Lezhës, ka vënë në pranga 48-vjeçarin Edmond Sufja, banues në Lezhë. Edhe Sufja do të ekstradohet drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




