Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK duke konfiskuar dhe kaluar në favor të shtetit ndërmjet të tjerave të pasurive të subjektit Viktor Shoraj dhe personave të lidhur me të si vijon:
“Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
“Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndërtimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N Toro.
Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.
Rreth një vit më parë, Prokuroria i Vlorës vendosi sekuestro për 7 ambiente në pronësi të shtetasit Viktor Shoraj dhe të afërmve të tij me dyshimin se pasuritë janë produkt i veprave kriminale në fushën e narkotikëve. Ai është i dënuar në Itali për katër vepra penale
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




