Ka ndodhur

I dënuar për prostitucion në Itali, kapet në Rinas 38-vjeçari nga Vlora

Gazeta Si -Një 38-vjeçar nga Vlora është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij në Itali, ku dhe ka një dënim prej 8 vitesh për të shlyer për disa vepra penale.

SPolicia Kufitare e Rinasit, thotë se ka prangosur shtetasin Dritan Hyka (Asimaj), 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.

"Pas verifikimeve të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë. Gjatë vitit 2012, ky shtetas ka shfrytëzuar prostitucionin e një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune, në Milano, Itali. Gjithashtu është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike, dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë. Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë