Një 55 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Policia thotë se i arrestuari, Saimir Mehmeti, 55 vjeç, ishte dënuar në Genova të Italisë me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.