Ka ndodhur

I dënuar për përdhunim në Itali, kapet në Durrës 40-vjeçari

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtare është arrestuar nga policia e Durrësit. Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë