Gazeta Si – Një 40-vjeçar, banues në Drenovicë të Dimalit është arrestuar në Berat për shkak se ishte shpallur në kërkim për përdhunim.
Policia thotë se Elidon Vrapi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunimi”.
Pas plotësimit të procedurave nga Interpoli, 40-vjeçari do t ekstradohet drejt Italisë, ku duhet të vuajë dhe dënimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




