Ka ndodhur

I dënuar për mashtrim, arrestohet në Tiranë shqiptari rezident në SHBA

Një 55-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale ‘Mashtrimi’ me pasoja të rënda.

Policia thotë se në pranga ka rënë Vasil Prifti, banues në kryeqytet dhe rezident në SHBA, teksa është kapur nga policia kufitare në Rinas.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vite burg. Prifti ka shitur një apartament banimi duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë