Ka ndodhur

I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Durrësit ka ndaluar një 23-vjeçar në kërkim dhe të dënuar me burg për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Sipas të dhënave zyrtare shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar 23-vjeçarin me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë