Gazeta Si – Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Sokrat Carit, i dënuar për shitje të lëndëve narkotike, moskallëzim krimi dhe falsifikim të dokumenteve.
Ky vendim vjen thuajse tre vjet pasi Cari ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo në rrugën “Besim Imami”. Një tjetër pasuri e paluajtshme në rrugën “Zhan D’Ark” dhe një automjet kamionçinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë këto pasuri janë fituar nga aktiviteti i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.