Ka ndodhur

I dënuar për drogë në Itali, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i kërkuar nga Interpol Itali pasi Gjykata e Ankonës e ka dënuar me 8 vite burg për trafik droge.

Policia thotë se i arrestuari është Dritan Beti, 49 vjeç nga Tirana, i cili pas procedurave do të ekstradohet drejt shtetit italian.

Po ashtu është ndaluar dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

“Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fation Bushgjokaj, 29 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 23 ditë burgim. Ky shtetas, gjatë tentativës për t’iu larguar shërbimeve të Policisë me mjetin e tij, ka dëmtuar një mjet të ndaluar dhe portën e jashtme të një banese në afërsi të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë