Gazeta Si – Një 27-vjeçar i kërkuar dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, është arrestuar në Durrës nga Seksioni Operacional i Policisë.
Në pranga ka rënë Mirlind Balla, i cili u arrestua gjatë aksionit të koduar “Antwerp”. I riu është dënuar nga Gjykata e Apelit në Antwerp (Anversë) me 5 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.
Gjykata e Durrësit ka njohur vendimin gjyqësor të palës belge dhe më datë 8 Janar 2022, i ka caktuar Mirlind Ballës masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Vendimi i dënimit nga Gjykata e Antwerp do të ekzekutohet në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




