Një 50-vjeçar i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës.
I dënuari Sotir Shabani është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit të turneve teksa pa se 50-vjeçari, i cili merrte mjekim të detyruar, nuk po reagonte.
Ai menjëherë ka njoftuar mjekun e turnit, i cili pas verifikimit ka konstatuar se i dënuari kishte ndërruar jetë.
Shabani, lindur dhe banues në Ballsh ndodhej në burg që prej 2021, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




