Ka ndodhur

I dënuar nga Gjykata e Torinos me mbi 4 vjet e gjysmë burg, arrestohet në Maminas 51-vjeçari

Gazeta Si – Një 51-vjeçar është arrestuar në Maminas, pasi ishte i dënuar nga Gjykata e Torinos, me mbi 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burg, për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, 51-vjeçari Albert Koni pritet të ekstradohet në Itali.

“Gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, njofton Policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë