Ka ndodhur

I dënuar në Spanjë për kultivim marijuane, arrestohet në Vlorë 50-vjeçari

Gazeta Si – Një 50-vjeçar, i dënuar për kultivim  të marijuanës në Spanjë, është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Escape”, në Rrugën Transballkanike. Në pranga karënë L.B., një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve në Spanjë.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë i ka caktuar më 14 shkurt 2023 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Dyshohet se ai është përgjegjës për blerjen, transportimin dhe furnizimin me pajisjet elektrike që përdoreshin për kultivimin e plantacioneve.

Me arrestimin e 50-vjeçarit ka shkuar në 3 numri i shtetasve në kërkim ndërkombëtar pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal, të kapur në Vlorë. 

Shtetasi L.B., së bashku me shtetasit U.S. dhe Xh.H., të arrestuar më parë nga policia në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës.

 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë