Nga Gazeta ‘SI’ – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të Sajmir Alimehmeti, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për veprime në fushën e akteve terroriste.
Sipas prokurorisë, Alimehmeti po hetohet në Shqipëri për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nga verifikimet rezultoi se Sajmir Alimehmeti dhe familjarët e tij kanë kryer transaksione financiare dhe veprime ekonomike me vlera të konsiderueshme, të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara. Familjarët e tij, Z.A. dhe V.A., deklaruan se të ardhurat janë krijuar nga qiratë dhe kursimet, por nuk kanë ofruar dokumente që të mbështesin këto pretendime.
Bazuar në hetimet, prokuroria thekson se vlerat monetare nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe nuk justifikohen me dokumentacion të rregullt.
Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive në vijim:
Llogaritë e Z.A.: 39.49 lekë, 4.74 USD, depozita USD 50,109.56 dhe 3,862,244.93 lekë
Llogaritë e V.A.: 15,001.09 euro
Llogaritë e përbashkëta të Z.A. dhe V.A.: 11,734,250 lekë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



