Ka ndodhur

I dënuar në Itali për vrasje, kapet në Vlorë 45-vjeçari

Gazeta Si – Një 45-vjeçar, Renald Gjini, është arrestuar në Vlorë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Italia, ku ishte dënuar me 12 vite e 10 muaj burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i tij u krye në lagjen “Rilindja” pas informacioneve të siguruara falë bashkëpunimit me Interpolin. Pas arrestimit, kanë nisur procedurat mes autoriteteve të dy vendeve për ekstradimin e 45 vjeçarit në Itali ku edhe do të vuajë dënimin sipas legjislacionit penal Italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë