Ka ndodhur

I dënuar në Itali për trafikim droge, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

Gazeta Si – Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Lezhë. Në bashkëpunim me Interpol Tiranën, Policia e Lezhës finalizoi operacionin “Torino” për kapjen e shtetasit Elton Dodaj.

Ndaj tij është vendosur arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Torinos në Itali për trafik të lëndëve narkotike në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale.

38-vjeçari akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë