Ka ndodhur

I dënuar në Itali për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

Gazeta Si – Një 53-vjeçar, F.K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar në Shijak, pasi ishte dënuar në Itali me 9 vite burg për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi u realizua gjatë operacionit të koduar “Decision”. “Gjatë operacionit u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit F.K., 53 vjeç”, njofton Policia e Shtetit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë