Ka ndodhur

I dënuar në Itali për organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Durrës 39-vjeçari

Gazeta Si – Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike nga autoritetet italiane, është arrestuar.

Ai është vënë në pranga nga forcat policore të Durrësit, pasi kishin marrë informacion se i kërkuari fshihej në Durrës.

Policia tha se Ermal (Fation) Skënder Dumo po qarkullonte me makinë kur u arrestua nga policia.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Trento të Italisë me 6.9 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë