Ka ndodhur

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 50-vjeçar i cili rezultonte i dënuar në Itali për krime kundër personit dhe krime seksuale është arrestuar në Elbasan.

Policia bën të ditur se  autori ishte dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Sienas në vitin 2014, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim. Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë