Ka ndodhur

I dënuar në Itali për 4 vepra penale, arrestohet në Fier 48-vjeçari me dy emra

Gazeta Si – Një 48-vjeçar, prej 12 vitesh në kërkim nga autoritetet italiane, i cili përdorte dy emra, është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin drejt Romës.

Altin Sopani, i njohur edhe si Erion Veliu, i dënuar në Itali me 9 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni, u ndalua në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 14”.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 14”, kapi në Fier dhe vuri në pranga shtetasin Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier. Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë