Ka ndodhur

I dënuar në Itali me rreth 9 vjet burg për trafik droge, kapet 62-vjeçari në Fier

Gazeta Si – Një 62-vjeçar, Alban Dauti, u arrestua në Fier, pasi rezulton i dënuar me 8 vite e 8 muaj burg në Itali nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafik droge.

Dauti u arrestua nga forcat operacionale, ndërsa menjëherë do të nisin procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar.

“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier. Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë