Drejtësia

I dënuar në Belgjikë për prostitucion, konfiskohet pasuria e një personi në Elbasan

Gazeta Si – Gjykata e Elbasanit ka vendosur konfiskimin e pronave të Arjan Kananit me kërkesë të prokurorisë.

Sipas hetimeve, Kanani rezulton i dënuar në Belgjikë për prostitucion dhe për rrjedhojë nuk ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë e ndërtuar në Cërrik.

Godina tre katëse e përdorur për hotel, bar dhe restorant do t’i kalojë agjencisë së pronave të sekuestruara.

Personi në fjalë, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Bruksel, me vendim të formës së prerë, me 5 vite heqje lirie dhe masë administrative prej 84 mijë euro, së bashku me disa shqiptarë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë