Nga Gazeta ‘Si’- I dënuari Neim Avdulaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal për grabitjen e dy bankave është futur në regjimin 41 biss në burgun e Peqinit.
Mësohet se Avdylaj u fut në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Avdulaj, i dënuar me 17 vite burg ka qenë një ish-ushtar profesionist në Forcat e Armatosura të Zall Herrit.
Ai u arrestua në 2017 në kuadër të operacionit “Patriot”, ku bashkë me të u vunë në pranga edhe 2 grabitës të tjerë.
Avdulaj, së bashku me Xhyriun dhe 4 pjesëtarët e tjerë të bandës kanë marrë pjesë në grabitjen e 2.7 mln eurove, ndodhur në Rinas.
Po kështu, Avdulaj dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në të paktën edhe dy grabitje të tjera spektakolare që kanë ndodhur në vitin 2015.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.