Ka ndodhur

I dënuar me burg përjetë, vetëvritet në Spitalin e Burgjeve 86-vjeçari

Gazeta Si – Njazi Ceka 86-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje është gjetur i pajetë, pasi është vetëvarur në tualetin e dhomës së tij në spitalin e burgjeve.

Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se Reka ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Prej datës 1 qershor ai ishte shtruar në spitalin e Burgjeve pasi kishte shfaqur probleme kardiake në IEVP FDurrës.

Pas konstatimit të trupit të tij të pajetë, stafi i spitalit ka njoftuar familjen e të ndjerit dhe organet hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë