Gazeta Si – GJKKO konfiskon pasuritë e Aurel Hoxhallarit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të vitit 2018 në Tiranë.
Në total janë konfiskuar 4 pasuri, si më poshtë.
1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.
2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).
3.Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).
4.Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez). • Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.
Po ashtu, GJKKO ka urdhëruar revokimin/heqjen e masës së sekuestros së vendosur me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasuritë:
1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.
2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. Dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe me volumin dhe faqe është i njëjtë.
3.Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari.
4.Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2 , me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk. 1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 23.04.2014.
Më 19 maj 2023, GJKKO ka dënuar me burgim të pëjetshëm Aurel Hoxhallarin organizatorin e vrasjes së Devi Kasmit në vitin 2018.
Ngjarja ka ndodhur më 29 janar të 2018 të Tiranë ku ekzekutori ishte shtetasi grek, Efthymiou Efthymious, i dënuar me burg përjetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




