Ka ndodhur

I dënuar me burg nga Italia për trafik droge, arrestohet në Gramsh 39-vjeçari

Gazeta Si – Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge, është arrestuar në Gramsh.

Policia tha se Oltjon Shtylla është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë