Ka ndodhur

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Bulqizë 22-vjeçari

Gazeta Si – Një 22-vjeçar u arrestua në Bulqizë, pasi ishte dënuar me 9 vite e 3 muaj burg nga autoritetet italiane për vjedhje.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se vendndodhja e të riut të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u sigurua përmes informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë