Gazeta Si – Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Vlorë.
Policia tha se shtetasi Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, është dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Mesinë në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ndërkohë pritet që Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, të vijojnë procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




