Ka ndodhur

I dënuar me 8 vite burg, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.

Policia e Lezhës thotë se është kapur shtetasi shqiptar Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32  vjeç, banues në Lezhë.

32-vjeçari është dënuar me 8 vite burgim nga Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, përfundon njoftimi i policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë