Një person i dënuar për trafik droge në Itali, është arrestuar në një fshat të Shijakut.
Në pranga ka rënë F. S., 39 vjeç, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata e Romës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




