Ka ndodhur

I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Policia thotë se u ndalua Florian Buçka, i cili rezulton i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë