Drejtësia

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim me ‘Call-Center’, SPAK sekuestron 1.2 mln euro pasuri të 42 vjeçarit

Gazeta Si – Me urdhër të SPAK, policia ka sekuestruar 4 pasuri të paluajtshme të 42-vjeçarit Erjon Kasmi, i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për mashtrim kompjuterik.

Pasuritë e sekuestruara nga SPAK kapin vlerën e 1.2 milionë eurove, ndërsa renditen si më poshtë:

1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar. Këto pasuri dyshohet se rrjetin nga veprimtaria kriminale e mashtrimit nëpërmjet call center. Kasmi së bashku me disa persona të tjerë të arrestuar vitin e kaluar, akuzohen se kanë mashtruar shtetasit gjermanë për të investuar në bursa fiktive.

Shuma e mashtrimit shkon deri në 7 milionë euro, ndërsa në prill të vitit të kaluar SPAK në pretencën e dhënë, këroi që Kasmi të dënohej me 9 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë