Ka ndodhur

I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim dhe rezulton i dënuar me 7 vite burg. Sipas policisë, i arrestuari është Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë