Ka ndodhur

I dënuar me 6 vite burg në Gjermani për pengmarrje, grabitje me armë dhe plagosje, arrestohet 29 vjeçari në Tiranë

Nga Gazeta Si- Një 29 vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me sektorin e operacioneve speciale pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për disa vepra të rënda penale.

I riu A. B., u arrestua në bulevardin “Zhan D’Ark”. Mësohet se ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.       

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë