Ka ndodhur

I dënuar me 5 vjet burg për përdhunim në Itali, kapet në Lushnjë 53-vjeçari

Gazeta Si – Një 53-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia për akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë është arrestuar nga policia shqiptare.

Bajram Mehaj u arrestua në fshatin Tërbuf të Lushnjës me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian ku është dënuar me 5 vite burg, informoi sot policia.

Arrestimi i tij provizor u krye nga shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë.  

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me auritetet italiane, për ekstradimin e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë