Ka ndodhur

I dënuar me 5 vite burg për trafik droge, në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të premte në vijim të operacionit ‘Stojani’. Në pranga ka rënë Erjul Menga, i cili ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi.

Në vitin 2020, në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga edhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Gjykata e Matit ka dënuar me 5 vite burg Erjul Mengën, i cili u kap asokohe duke punuar në një parcelë të cilën e kishin mbjellë me bimë narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë