Ka ndodhur

I dënuar me 5 vite burg për trafik droge, kapet 36-vjeçari në kryeqytet

Gazeta Si – Një 36-vjeçar, Rezart Myslymi, është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale në fushën e narkotikëve.

I riu ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burgim, për veprën penale pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë