Ka ndodhur

I dënuar me 3 vjet burg për trafik droge, arrestohet i riu në Fier

Gazeta Si – Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar në Fier.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin B.S., banues në Zhupan të Fierit.

I riu ka tentuar të largohet, duke u fshehur në një zonë me bimësi të dendur, por është kapur dhe ndaluar nga policia.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 12.04.2021, e ka dënuar 30-vjeçarin me 3 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në datën 29 shtator 2020, gjatë kontrollit në banesën e tij në Zhupan, policia gjeti dhe sekuestroi 3 kg kanabis sativa gati për shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë