Ka ndodhur

I dënuar me 2 vjet për plagosje të rëndë, arrestohet adoleshenti në Durrës

Një person i shpallur ne kërkim për plagosje me dashje ka rënë në pranga në Durrës. Policia bën me dije se i arrestuari është Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë